Oficer në lirim, Maqellarë 1908 - Vloçisht, Maliq, prill 1949. 1931: kreu shkollën 4 vjecare ushtarake të Plotsimit për oficer, në Tiranë. Shërben në Ushtrinë Kombëtare deri më 1939. Mbas pushtimit fashist, jep dorëheqjen nga karriera ushtarake, dhe merret me administrimin privat. 1945: për shkak të arratisjes së vëllezërve, e internojnë në kampin e Valiasit ku e keqtrajtojnë në punë. Bashkë me nipin Xhelal Dinen e një grup prej 10 të internuarish, vendosin të arratisen. Majë malit të Mokrës, ku patën ndezur një zjarr për të tharë teshat, u diktuan nga forcat e Sigurimit. Mbeti i vrarë pas shpine në humbellat e një gremine, në Vloçisht të Devollit, ndërsa të tjerët, arritën të kapërcenin kufirin. Nuk i është gjendur varri. Familja e tij internohet për 41 vjet.

Burimi: Lazër Radi: Rrëfim për Dinejt e Dibrës, Lilo, Tiranë 1994, fl. 5 il. Retro; Dine Dine: Intervistë pranë ISKK, 19 shtator 2013; AISKK, F 1. V. 2013. D. 5/1. Fl. 386-387
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.