Lindi më 1927, në Mallakastër. Biri i ish-komandantit të Ballit, Ali Aranitasit, për zonën e Mallakastrës të pushkatuar nga komunistët. Në vitin 1967 u arrestua bashkë me një grup sipërmarrësish privatë nga familjet me "biografi të keqe", ku bënin pjesë edhe i vëllai dhe kushëriri. Gjyqi kundër tyre u zhvillua më 22 nëntor 1967. Gjykata vendosi dënim me vdekje me pushkatim, konfiskim pasurie, humbje e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, por Presidiumi i Kuvendit Popullor i fali jetën dhe u dënua me 25 vite burg. Vetëm Enverit iu fal jeta nga shtatë të dënuarit me vdekje. I vëllai u ekzekutua.

Sipas të dhënave të ISKK, ai është ridënuar.

Me vendim nr. 141, datë 16 dhjetor 1973, Gjykata e Dibrës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet burg.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 71-72
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.