E bija e inxhinierit të dënuar me pushkatim, Xhavit Sallaku. Pas arrestimit të të atit, atë e përjashtojnë nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ku studionte Anglisht dhe shkon në Fier, ku mbahej i burgosur i ati dhe ku jetonte e ëma dhe motra binjake, Vera. Xhavit Sallakun e pushkatojnë në vitin 1977. Kërcënimin për internim, ndaj gruas dhe dy vajzave, e konkretizojnë në vitin 1978 kur ato internohen të tria në fshatin Sheq-Marinas të Fierit dhe punojnë në bujqësi për 10 vjet. Në vitin 1988 lejohen të largohen në vendlindjen e së ëmës, por janë kthyer në Tiranë ku vazhdojnë të kërkojnë eshtrat e të atit.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.