Shtetase franceze, e martuar me Nikolla Beçën, që e njohu gjatë kohës që ai studionte inxhinieri në Francë. Vinte nga një familje e pasur. Kishte studiuar jurisprudencë. Në Shqipëri, Nikolla arrestohet për motive politike dhe dënohet me 10 vjet burg. Më pas, arrestojnë edhe Elenën. Gjashtë vjet më vonë, në vitin 1952, vjen vendimi i internimit. Në njoftimin e datës 1.10.1953 të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Kampin nr.5 Kamëz dhe Kampin nr.6 Tepelenë, në krye të listës së personave që liroheshin është emri i saj, çfarë tregon që ajo ka qenë e internuar në kampet e Kamzës dhe Tepelenës. Elena dhe e bija jetojnë në varfëri ekstreme.

Sipas dëshmisë së Leone Sazanit, bashkëshortes së mjekut të pushkatuar, Enver Sazani, bashkëkombësen e saj, Elenën, e çuan në një fabrikë tekstili dhe e arrestuan duke e dënuar me burg. Vajza e saj e vogël, mbeti në mes të katër rrugëve. Vite më vonë, ato arritën të shkojnë në Francë.

Burimi: Artikull i Kastriot Dervishit në gazetën 55; Libri Krushq te Larget, Luan Rama
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.