Dom Ejëll Kovaçi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dom Ejëll Kovaçi |
Atësia: | Pjetri |
Vendlindja: | Hajmel, Zadrimë |
Datëlindja: | 5/04/1920 |
Profesioni: | Klerik katolik |
Datë Vdekja: | 10/12/1958 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 21/08/1958 |
Vendimi: | Nr.12 |
Data e Vendimit: | 10/11/1958 |
Ekzekutimi | |
Vendimi: | Nr. 12 |
Data Ekzekutimit: | 10/12/1958 |
Klerik katolik. U lind më 5 prill të vitit 1920, në Hajmel të Zadrimës. Është një prej klerikëve që refuzuan të nënshkruanin Statutin e Kishës Katolike. Më 1957, pas shërbimit disavjeçar në famullinë e Komanit, u transferua në famullinë e fshatit Qelëz. Më 21 gusht 1958, u arrestua për të tretën herë, me akuzën "se në bashkëpunim me spiunët e diversantët kanë organizuar dhe zhvilluar me qëllime terroriste natën e datës 26 nëntor 1951, brenda në kishën e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark dhe ka kryer veprën e pregatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim". Në nëntor të po këtij viti, në sallën e kinemasë "Republika" filloi gjyqi kundër tij dhe me vendim nr. 12, datë 10 nëntor 1958, u dënua me vdekje me pushkatim. U ekzekutua më 10 dhjetor 1958.