Një nga dy të moshuarit e kullës së Bajraktarit në Shosh të Dukagjinit. Ka luftuar kundër brigadave komuniste në Shosh të Dukagjinit gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 1946. Kur doli falja u dorëzua bashkë me djalin e tij të xhaxhait, Bajraktarin, Lulash Gjeloshi. Të dy u dënuan me 101 vjet burgim. Deli Marashit i ishin vrarë të tre djemtë, vëllai, nipi. Deli Marashi vdiq në burg, prej moshës dhe prej vuajtjeve, para Lulashit. Ai kishte luftuar që në kohën e Turqisë. Ishte 75 vjeç  kur e dënuan. Pasi vdiq e kishin varrosur diku në Shkodër. Një njeri i familjes, Toma, i kishte dhanë fjalën Sykes, (gruas së Deli Marashit) se do të kujdesej për burrat pleq e të sëmurë, nëse vdisnin në burg. I kishte thënë së në rast se ata vdisnin, t’ua sillte trupat për t’i varrosur aty në Dukagjin dhe e zbatoi betimin. Pas ceremonisë mortore të Deli Marashit, Zef Marashi, djali i të ndjerit që kishte guxuar të therrte një lopë për gjëmën e të atit, do të përfundonte pas hekurave.

Burimi: https://kujto.al/bajraktari-i-shoshit-ne-lufte-pa-kompromis-kunder-enver-hoxhes/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.