Kontribues i çështjes kombëtare për liri dhe pavarësi. Mori pjesë në ngritjen e flamurit në Lezhë më 4 dhjetor. U pushkatua në vitin 1945.

Veprimtar i nacionalizmit shqiptar. Lindi në fshatin Shënkoll të Lezhës. U padit për «kolaboracionizëm» me gjermanët. Para vendimit të gjyqit, që u zhvillua në korrik të vitit 1945 në kinoteatrin«Rozafa», tha: «Kam luftue kundra turqve për pavarësinë e Shqipnisë, jam varrue dýherë, dhe kam humbë nji vëllá n’atë luftë, kam pësue shembjen e shtëpisë: e kam dashtë gjithmonë atdheun tim, jam përpjekë gjithmonë t’i shërbej: nuk do ta kisha pritë kurr' të trajtohesha në këtë mënyrë prej bashkatdhetareve të mij. Zoti e shpëtoftë Shqipninë». Në vendin e ekzekutimit u ul në gjunj dhe bëri Shenjën e Kryqit: e qëlluan, por jo për vdekje; pastaj e qëlluan me revolver, por prapë nuk vdiq: ra, u çua, bëri përsëri Shenjën e Kryqit dhe vetëm në të shtirën e tretë ra i vdekur. Një muaj më vonë, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Malësisë së Madhe urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Një vendim të tillë mori më 18 janar të vitit 1947 edhe Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Lezhës. Shënime të Atit Luigi Rosa, S. J., në «Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste: Shkodër 1945-1946

Edhe studiuesi Ndue Hoti, ka ndërtuar një jetëshkrim të Dedë Cokut, si më poshtë, duke mundësuar edhe foto të tij.

Ded Cok Preka (1875-1945) (disa burime e kanë vitin e lindjes 1870). Ishte një patriot me veprimtari të madhe për pavarësi nga kryengritja në Malësi të Madhe në krah të Ded Gjo' Lulit, në kryengritjet e Bregut të Matës dhe Gurëzit 22 qershor 1912, më 15 gusht 1912 në përpjekjen për ngritjen e flamurit në Durrës ku edhe u plagos. Mori pjesë në ngritjen e flamurit në qytetin e Lezhës. Për Ded Cokun dhe vëllain e tij më të madh Gjeto Cokun kanë shkruar gazetat e kohës, "Liri e Shqipërisë" në Sofje; Don Ndoc Nikaj "Shkodra e Rrethueme"; ka thur poezi At Gjergj Fishta në veprën e tij madhore "Lahuta e Malsisë", revista prestigjioze "Hylli i Dritës"; ka shkruar historiani Loro Gjeci (1930-2007) "Ded COKU figurë e përmasave kombëtare", historiani Mark Uci, poeti Pashko Haxhari me "Ded COKU kapidan i paepur për Liri & Pavarësi". (Për kryengritjet e arealit Gurëz - Bregu i Matës ka shkruar në gazeta të ndryshme edhe Ing. Ndue Hoti).

Për 50 vjet, regjimi komunist e la në harresë. Në skenat e ngjarjeve të mëdha të kryengritjeve për liri e Pavarësi Gjeto e Ded Coku radhiten përkrah burrave më të lavdishëm të popullit tonë. Politika komuniste krijoi një tymnaje të madhe dhe e akuzoi Ded Cokun për bashkëpunim me okupatorin, gjë që nuk ishte e vërtetë, përkundrazi ai ishte një nacionalist i kulluar, njeri i vendosur e i përkushtuar ndaj atdheut dhe nderin e tij. Ded Coku ishte mik i ambasadorëve të Europës Perëndimore dhe vetë perandorit austro-hungarez, Franc Jozef. Ded Cokut i shërbenin dy përkthyes Franc Nopca dhe Aleksander Zambauer. Pas vrasjes së vëllait, n/prefektit të Lezhës Gjeto Coku(1870-1913), përkrah Ismail Qemalit, Deda me plagën e luftës në trup, në vitin e parë të qeverisë, drejtonte  qeverinë e Lezhës. Në vitet 1920-24 do të ishte në krahun opozitar dhe deputet i parlamentit shqiptar. Gjatë Luftës Dytë Botnore Deda është në krahun e nacionalistëve si Mehdi Frasheri, Abaz Kupi, Gjon Markgjoni, etj.. Gjithë këtë veprimtari patriotike, forcat komuniste të spatrimit e "shpërblyen" duke e ekzekutuar mbështetur në murin e kalasë së Lezhës me dt. 22 gusht 1945.

Pas vrasjes së kryefamiljarit Dedë Coku, familja e tij pësoi një kalvar mundimesh, me burgje e konfiskime pronash, heqje të drejtash qytetare, etj..

blank

Në foto paraqiten: Deda, me kostum popullor në vitin 1912;  Gjeto Coku e Deda në ngritjen e flamurit te Ura e Lezhës, datë 4 dhjetor 1912; Deda në Vjenë me rastin e përvjetorit të lindjes së F. Jozefit, 14 mars 1917; Deda në vitet e fundit të jetës dhe busti i Dedë Cokut në Lezhë.

 

 


   

Dokumente

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.