I lindur më 1923 në Përmet. Shkollën fillore e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa normalen në Elbasan. Që më 1938, përqafoi idetë komuniste. Bëhet pjesë e partisë komuniste në vitin 1942. Në shkurt 1943, organizoi çetën "Musa Fratari" ku caktohet komisar i saj.

Pas çlirimit, merr detyra organizative dhe në vitin 1954, caktohet për pak kohë zvministër i Arsimit dhe Kulturës. Më vonë emërohet në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së.

Arrestohet më 4 shtator 1975 si "element armik i Partisë dhe pushtetit popullor", sikur kishte zhvilluar "...agjitacion dhe propagandë për minimin e përmbysjen e pushtetit popullor, duke sjellë pasoja veçanërisht të rënda".

U dënua nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.2 më 31.3.1977.

E dënuan me 15 vjet burg, por ai nuk arriti të dilte gjallë nga burgu.

Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.