E bija e një diplomati. Lindur në Turqi nga një baba austriak dhe një mama ruse. Blanka u njoh në Romë me shqiptarin Adem Balliçi i cili kishte studiuar Financë. U kthyen të dy në Tiranë, ku Ademi punoi si shef i buxhetit dhe monopolit në Ministrinë e Financave. Pas Çlirimit, Blanca filloi të dyshohej si agjente e anglo-amerikanëve dhe u arrestua më 28.10.1946. U akuzua se kishte të bënte me sabotimin e punimeve në kënetën e Maliqit. Megjithëse nuk u gjet ndonjë provë, ajo u torturua në hetuesi dhe u dënua me 10 vjet burg.

U lirua me amnistinë e 28 nëntorit 1952, pas 6 viteve burg, e transformuar nga vuajtjet e shumta.

Lejohet të largohet nga Shqipëria, pasi bashkëshorti ndërroi jetë. Adem Balliçi, ishte dërgua me punë në Sukth, pas Çlirimit, por u pushua edhe që aty. Deri sa ndërroi jetë, ai punoi vetëm 1 vit e gjysmë, 1 vit në Sukth dhe 6 muaj në bibliotekën e qytetit të tij, Elbasan.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.