Nga Çeprati i Vlorës. Babain e tij, Hamdi Çeprati, të angazhuar me forcat e Ballit Kombëtar në zonën e Vlorës, e pushkatuan kur Partia Komuniste mori pushtetin. Xhaxhai i tij, Muço Çeprati, u arratis, por në një nga kthimet e tij në Shqipëri, e arrestuan dhe e pushkatuan. Pas pushkatimit të babait, arrestojnë gjyshin dhe internojnë gjyshen, ndërsa Bariu me familjen mbetet në fshat, në Çeprat.

E arrestuan kur ishte 17 vjeç, në vitin 1950 dhe e dënuan me 5 vjet heqje lirie dhe të të drejtave elektorale. E vuan dënimin në kampet e punës së rëndë të Urës Vajgurore dhe të Vlashukut. Lirohet pas 3 vitesh e gjysmë burg.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.