Hamdiu, djali i Hair dhe Nazife Çepratit është pushkatuar nga partia komuniste në 19 qershor të vitit 1946. Hamdiu ishte drejtues i çetës balliste të Vlorës, e cila kishte kryer aksione të armatosura kundër pushtuesve italianë dhe aksionin më të rëndësishëm e kreu kundër një autokollone gjermane te Qafa e Llogarasë, të cilën e mbajti me zjarr për dy orë. Mirëpo Hysni Kapo, i cili i njihte shumë mirë trimëritë e kësaj  çete, duke zbatuar porositë e udhëheqjes së Partisë Komuniste, më 1946 dha urdhër që të arrestoheshin e të pushkatoheshin 11 luftëtarët më të shquar të ish-çetës balliste të Vlorës, bashkë me drejtuesin e saj Hamdi Çepratin. Duhej fshirë nga kujtesa lufta heroike e asaj çete, ashtu si dhe e gjithë veprimtaria atdhetare e ballistëve

Burimi: Gazeta Panorama, 15 gusht 2013, "Drejtori i burgut që plaçkiste të dënuarit me vdekje" Afrim Imaj
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.