| Angjeliqi Pilo | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Angjeliqi Pilo |
| Atësia: | Jani |
| Vendlindja: | Llazat, Sarandë |
| Vendbanimi: | Sarandë |
| Datëlindja: | 26/4/1926 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | «tentativë arratisjeje dhe për dhënie ndihme diversantëve të ardhur nga Greqia» |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | nr.37 |
| Data e Vendimit: | 11/9/1954 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 1959 |
Lindi më 26 prill 1926, në Llazat të Sarandës. Me vendim nr. 37, datë 11 shtator 1954, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje dhe për dhënie ndihme diversantëve të ardhur nga Greqia» dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 1959, iu fal koha e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 101, fl. 102-103.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 299
