Piktor. Ishte një nga artistët e dënuar me burg në vitin 1975, pasi ishte dërguar për riedukim më 1973. U dënua sepse vepra e tij u cilësua moderne. Pas daljes nga burgu  (1979), punoi si punëtor krahu deri në vitin ’91, kur iu kthye krijimtarisë duke qenë kurator në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe më pas pedagog e shef katedre në Akademinë e Arteve të Bukura.

Ka realizuar një numër të madh pikturash dhe ka marrë pjesë në disa ekspozita brenda dhe jashtë vendit, pas shembjes së regjimit komunist.

U nda nga jeta më 2 prill 2024.

Biografia sipas Galerisë Kombëtare të Arteve nga studiuesi Y. Drishti:
25. 02. 1944: Lindi në Tiranë. Familja e tij emigroi në vitet ‘30 nga Kosova (Gjakova). Babai ishte rrobaqepës ndërsa nëna shtëpiake.
1959 - 1963: Mbaroi Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë
1964 - 1969: Mbaroi studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë
1970 - 1973: Emërohet skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit, Tiranë
1973 - 1975: Transferohet për “riedukim” në Elbasan.
1975 - 1979: Burgoset për arsye politike, tendenca moderniste në art dhe dërgohet në burgun e Spaçit.

1979 - 1991: Lirohet nga burgu dhe ishte punëtor krahu në Tiranë, pa të drejtë ekspozimi

1991 - 1998: Kurator në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë
1998 - 2014: Pedagog “Profesor i asociuar” dhe shef i Katedrës së Grafikës në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë.
2014 e në vazhdim piktor në krijimtari të lirë.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.