Nacionalist. Lindi në Dibër të Madhe, në vitin 1908. Më 7 prill 1939 ishte në krye të 1000 burrave dibrane në Qafë Shtamë. Në shtator të po atij viti, u arrestua për rebelim nga italianët dhe, pas 9 muajsh hetuesie, u internua ne ishujt Ventotene, nga ku u lirua në dhjetor 1942. Më 1943 kryeson forcat nacionaliste në Dibër dhe në trojet shqiptare në Maqedoni. Si antikomunist që duhej eliminuar, u arrestua pasi ishte dorëzuar në janar 1945, pas amnistisë. Më 12 maj 1945 u nxor në gjyq dhe u dënua me vdekje, por më vonë iu fal jeta. Kur po i mbaronte afati i burgut (i kishin mbetur edhe 20 ditë), vritet nga një bashkëvuajtës në repartin 309 të fabrikës së çimentos në Elbasan, më 12 maj 1967. Disa mendojnë që i organizuan një prapaskenë për ta vrarë, u qëllua pas shpine me levë dhe ra nga një lartësi e madhe, por nuk ka prova për këtë. Vrasësi u ridënua dhe vuajti dënimin.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 174
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.