Pati një aktivitet të gjatë e të begatë në dobi të shtetit shqiptar, pa pranuar kurrë një post administrativ. Aktiviteti i tij patriotik zë fill që në fillimet e pavarësisë, në SHBA, ku ishte emigrant. Kryetar i Vatrës në qytetin New Florence, ku jetonte. Gazeta Dielli, 22 mars 1919, shkruante: “Zoti Ali Kuçi fton në konkursin e madh çdo atdhetar që rron në SHBA dhe në Kanada, që dëshiron të mbajë flamurin e shpëtimit të Shqipërisë.” Në Shqipëri krijoi një fermë të tipit amerikan në Lushnjë. Gjatë luftës u rreshtua me Ballin Kombëtar. Vdiq pas torturave në burgun e Beratit.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 356
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.