Lindi më 1909 në Manastir të Maqedonisë.  Djali i madh i Kristo Dakos dhe pionieres së arsimit Shqiptar Sevasti Qiriazi. Përfundoi studimet në Universitetin e Oxfordit në fakultetin e inxhinierisë. Në vitin 1943 familja e Dakos u dërgua në kampin nazist të Begradit. Lirohem në vitin 1945 dhe bën pjesë në minsionin e UNRRA-s për Shqipërinë. Në tetor të vitit 1946 pas prishjes së raporteve diplomatike me SHBA-në, arrestohet me akuzën si “agjent amerikan”, ndërsa kryente detyrën e koordinatorit. Gjyqi zhvillohet pas dy vitesh qëndrim në arrest dhe dënohet me 7 vjet burg. Më 1953 del nga burgu dhe kur kthehet në shtëpi konstatoi se ajo ishte kthyer në banesë të zëvendësministrit të brendshëm. Internohet familjarisht në Tepelenë, për tu kthyer në Tiranë në vitin 1970.

AISKK, Fondi 1, Viti 2013, Dosje 5/1, Faqe 264-265.

Burimi: AISKK, Fondi 1, Viti 2013, Dosje 5/1, Faqe 264-265.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.