Për herë të parë u dënua në vitin 1958 për tradhti ndaj atdheut dhe për vepra terroriste të mbetura në tentativë, me 20 vjet heqje lirie. Ndërsa në 1963 është larguar nga reparti i edukimit dhe është dënuar me 25 vjet heqje lire.

Largohet për herë të tretë me Sali Servet Çako, një tjetër i burgosur, nga reparti i riedukimit nr.303 Spaç, galeria 21, me qëllim arratisjen jashtë shtetit. Pas pesë ditësh arrati nga zona e Spaçit, Oroshit, Lurës ata arrijnë deri në zonën e Fushë-Alisë, ku edhe kapen nga forcat e ndjekjes.

Më 1.12.1978 ai deklarohet fajtor për krimin e “tradhtisë ndaj atdheut”  në bashkëpunim ne Sali Servet Çakon dhe dënohet me vdekje, me pushkatim.

Ahmeti në pyetje që i bëjnë në hetuesi ka treguar: "Unë herën e parë jam dënuar në vitin 1958, kohë në të cilën kam qenë në fshat me bagëti. Në atë kohë doja të arratisesha në Greqi së bashku me një shokun tim që quhej Sh.J. i cili dhe ai ishte me bagëti dhe se gjoja doja të vrisja një njeri gjë që nuk e kam patur kurrë ndërmend një gjë të tillë dhe se në fakt ai si emër nuk ekziston fare. Për këtë jam dënuar 20 vjet.

Burime nga grupi i hetimor, tregojnë se “Ahmet Manxhar Hoxha është ekzekutuar, sipas procesverbaleve dhe  vendimit të Gjykatës se Lartë, pas rrëzimit të kërkesës për falje nga ana e Presidiumit të Kuvendit Popullor, më datën 31 janar 1979 te fillimi i Rrugës së Kaçinarit (ish-rruga e druve) në orën 24.00”.

 

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.