Patriot e themelues i gazetës Ura e Shkumbinit, më 1923. Kryetar Bashkie i Durrësit dhe Elbasanit në vitet 1927-1939. Bëhet subjekt i padrejtë i caktimit të një shume arbitrare prej 500 000 frangash nga Ligji i Tatimit të Jashtëzakonshëm më 1945, deri në sekuestrimin e shtëpisë. Vetëvritet në shenjë proteste ndaj regjimit në tetor 1947 (Dakli 118-120). Pjesmarrës aktiv gjatë Rilindjes Kombëtare për qytetin e Elbasanit. Përkrahës i lëvizjes arsimore qëme hapjen e “Shkollës normale” në Elbasan më 1908. Luftoi me armë për sigurimin e pavarësisë së vendit dhe pati kontribut në hapjen e gazetës së tij Ura e Shkumbinit (1923-1924) duke pasur si bashkëpunëtorë Lef Nosin, [shih] Kostaq Cipon, Aleksandër Xhuvanin etj. bashkëpunëtor e këshilltar i Aqif Pashë Elbasanit, pjesmarrës i Kongresit të Lushnjes. Burgoset më 1925 nga Zogu, por pas dy vjetësh i përgjigjet thirrjes së Zogut për t’u bërë pjesë e administratës së tij: si Kryetar Bashkie në Durrës 1929 – 1937 dhe një vit më vonë Elbasan. 7 prilli 1939, e gjeti në këtë post, dhe gjatë pushtimit u provokua për të bashkëpunuar me autoritetet e huaja, gjë që nuk u pranua prej tij. Më 2 dhjetor 1940 u burgos dhe internua në Itali. Në shtator 1943, në Tiranë, ishte anëtar i Komitetit Kombëtar, prej 22 vetësh, që vendosi shpalljen e pavarsisë e neutralitetin e Shqipërisë me kryetar Ibrahim Biçakun, para hyrjes së trupave gjermane. Në vitin 1947 iu dorëzua vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit për sekuestrimin e shtëpisë duke iu dhënë një afat 15 ditor. Në shenjë proteste ndaj këtij vendimi arbitrar dhe regjimit komunist u vetëvra në shtëpi, 2 ditë para skadimit të afatit të sekuestros, më 2 tetor 1947 (Dakli 118-121, 125). Hilmi Dakli: Ahmed Dakli, redaktor Bedri Bidoshi, Enti botues “Lira”, pa datë e vend botimi. [1997] Bazuar në një studim në dorëshkrim të Spiro Gjerazit i vitit 1984: Ahmed Dakli, Elbasan 1984; Faik Quku: Qëndresa shqiptare gjatë luftës së dytë botnore, Ilar, Tiranë, 2006 f. 286;

Burimi: AISKK, Fondi 1, Viti 2013, Dosje 5/1, faqe 179-180.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.