Lindi më 1934, në Peshkopi. Më 12 shkurt 1963, me vendim nr. 18, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për «moskallëzim krimi kundër shtetit», me 2 vjet burg.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2016, D. 43, FL. 37-38.

Adil Qerim Leka lindi më 11 prill 1934 në Shumbat të Peshkopisë. Në vitin 1941 filloj mësimin në shkollën fillore të shumbatit dhe e përfundoj atë në vitin 1945. Pas mbarimit të shkollës 7-vjeçare filloj studimet në shkollën e mesme Skënderbej në vitet 1948-1952 duke u dalluar për arritjen e rezultateve të larta në mësime. Studimet e larta i kreu në "Shkollën e Bashkuar" në vitet 1952-1955. Pas përfundimit të shkollës së lartë Adil Leka transferohet në qytetin e Gjirokastrës me gradën e togerit në batalionin e Dervicanit, njëkohësisht gjatë punës oficeri ai ka vazhduar edhe Akademinë ushtarake duke e përfunduar edhe këtë të fundit. Adi Leka transferohet ne Burrel. Atje emerohet shef i dedashmentit zbulimit prane te "8-it korpus te kembsorise", Burrel. Në datën 05.09.1962 arrestohet me akuzën "mos kallëzim krimi kundër shtetit". Lirohet më 12.02.1963 nga Gjykata e Lartë Tiranë, në saj të një amnistie. Pas kërkesës për rikthim në rradhet e ushtrisë Adil Leka nuk pranoj më të rikthehej në detyrë. Ndërroj jetë në 04.01.2017
Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.