Adije Vrioni Kaloshi lindi në Berat më 7 shkurt 1925. Ishte e bija e Rasim dhe Nadire (Stërmasi) Vrioni. Adija vinte nga familja intelektuale e Vrionasve dhe Stërmasi, familje të cilat kanë dhënë kontribute të vyera intelektuale dhe materiale për kombin shqiptar. Adija u internua në moshë të re në fshatrat e Beratit ku u njoh dhe me bashkëshortin e saj, Xhemalin i cili ishte i dëbuar/internuar pas daljes nga burgu në 1949-ën, për "motive politike". Jetuan në disa fshatra në Shqipërinë e mesme ku u vendosën përfundimisht në Fushë-Krujë. Adija, tërë jetës, bëri një seri punësh të ndryshme të rënda fizike. Në moshë të thyer, arriti të bëhej edhe edukatore, profesion të cilen e bëri për një kohë të shkurtër, por me shumë krenari, por krenaria më e madhe e Adijes ishte rritja dhe edukimi me shkollë të lartë, edhe pse me vështirësi tej mase të mëdha, të pesë fëmijëve të saj. Adija ndërroi jetë në Fushë - Krujë më 28 tetor 1996, 14 vjet pas bashkëshortit, Xhemalit. Adija la pas pesë fëmijë dhe njëmbëdhjetë nipër e mbesa.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.