| Abduraman Pilkati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Abduraman Pilkati |
| Atësia: | Nuri |
| Vendlindja: | Ersekë |
| Vendbanimi: | Tirane1 |
| Datëlindja: | 1940 |
Lindi në Ersekë, në vitin 1940. Me vendim nr. 116, datë 21 shtator 1964, Gjykata e deklaroi fajtor për «ulje të dinjitetit ushtarak» në sytë e punonjësve dhe e dënoi me 6 muaj heqje lirie. Me vendim nr. 74, datë 23 shkurt 1982, Gjykata e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër shtetit dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim. Vendimi mori formë të prerë më 2 mars 1982. Dënimi filloi të zbatohet më 10 tetor 1981. Data e mbarimit të zbatimit të dënimit më 29 mars 1982. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 97-98.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 299
