Këneta e Maliqit, “Organizatë tekniko-sabotatore”

Një ngjarje e rëndë dhe kriminale është konsideruar dënimi i inxhinierëve që punonin në tharjen e kënetës së Maliqit, që përfundoi me ekzekutimin e katër inxhinierëve dhe kryeinxhinierëve dhe nëj gruaje shtatzënë, me 19 nëntor 1946.

E ashtuquajtura “organizatë tekniko-sabotatore” kishte në përbërje të saj Abdyl Sharra, 35 vjeç, kryeinxhinier në ndërmarrjen për tharjen e kënetës së Maliqit, njeriu që mori akuzën kryesore si “iniciatori kryesor i sabotimeve në stil të gjerë për ndërmarrjet e mëdha që bënte pushteti popullor”; Kujtim Beqirin, 30 vjeç, pinjoll i një familje patriotike, medalje e artë në inxhinieri civile në Universitetin e Vjenës, drejtor në punimet e Maliqit; Vasil Manon, inxhinier në kënetë, që i akuzuar bashkë me të shoqen Zyrikën (e cila u pushkatua shtatzënë), për lidhjet e tyre dhe kontakte të herëpashershme me agjentët e UNRRA-s, por edhe të denigruar në letërsi dhe në dokumentet që do silleshin më vonë; Pandeli Zografin dhe Mario Guarnierin, gjeometra në kënetën e Maliqit; Eugenio Scaturro, italian, llogaritar në Maliq; Mihal Stratobërdhën, Anastas Riston dhe Jani Vasilin. Gjyqi filloi më 8 nëntor 1946 dhe përfundoi dhjetë ditë më pas. Në këtë dramë të parapërgatitur nga sistemi u përfshinë edhe qytetarët, të cilët nëpërmjet artopalantëve dëgjonin zhvillimet e gjyqit, që në këtë rast u bënë në kinema “Nacional”. Gjithçka e organizuar në detaje, ku përveç injektimit të frikës në masat e gjera të qytetarëve synohej përhapja e terrorit që niste me eleminimin e personaliteteve në fusha të ndryshme, ku më rëndë e pësuan inxhinierët e kënetës dhe të naftës. Grupi i dënuar me vdekje u ekzekutua në Maliq, më 19 nëntor 1946.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.