Viti 1953 ka krijimin e një tjetër kampi që mori numrin 7. Kampi u ngrit nga shkrirja e burgjeve të Elbasanit dhe Durrësit. Të burgosurit e tyre u sollën menjëherë në Tiranë, pasi këtu ndjehej nevoja për ndërtime. Kësisoj në shkurt-mars 1953 u formua kampi nr. 7 në Tiranë, i cili u përdor “për ndërtimin e pallatit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë”. Dokumentet nuk specifikojnë qartë se çfarë do të thoshte kjo, pra ishte fjala për pallat qeveritar apo për apartamente banimi për funksionarët e kësaj ministrie. Në këtë kamp punonin 147 të burgosur. Komandanti i kampit, Yeiz Gjoka nga Gusmari i Tepelenës ishte me profesion çoban. Shkollë nuk kishte fare, ishte analfabet

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.