Shqiptar i Kosovës. Zyhdi Liman Çitaku (1931-1989), u arrestua në Kosovë nga UDB-ja dhe u dërgua në një kamp përqendrimi. Mundi të arratisej prej andej dhe më 23.12.1960 mbërriti në Durrës. Më 6.1.1961 e caktuan llogaritar ferme bujqësore në Berat.

U arrestua më 10.4.1974. U akuzua në bazë të neneve 64 dhe 73/1 të Kodit Penal si “agjent e spiun i UDB-së”. Aktiviteti antijugosllav iu cilësua si “fals”.

U dënua me 25 vjet heqje lirie dhe me konfiskimin e pasurisë. Kur vuante dënimin në burgun e Zejmenit të Lezhës i dërgoi një letër kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia ku thoshte se nuk kishte qenë kurrë armik dhe shpresonte lirimin duke qenë i sëmurë dhe shumë i dobësuar. Nuk u lirua. E transferuan në kampin e Përparimit.

Zyhdiu vdiq më 10.8.1989 në Repartin nr.305 Përparim nga tuberkulozi. Në varrin pa emër iu vu vetëm numri 13 në shishe.

Burimi: Kastriot Dervishi
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.