I biri i Sheh Beqirit, firmëtar i Pavarësisë. Me mbarimin e shkollës tregtare  shkon  në  Itali, ku vazhdon universitetin e Romës në degën e financës. Në vitin 1939, me rastin e pushtimit të Shqipërisë, detyrohet të ndërpresë studimet në vitin e tretë dhe të kthehet në Shqipëri. Këtu e mobilizojnë ushtar dhe e dërgojnë në Pukë. Por ai nuk mund të pranonte të shërbente në ushtrinë fashiste. Së bashku me disa shokë të tjerë braktis shërbimin ushtarak dhe hidhet në ilegalitet, në radhët e çetave partizane. Në vitin 1942 emërohet komandant i çetës së Verzivollit, me luftëtar të zonës së Krahësit dhe Buzit. Me formimin e batalionit “Baba Abaz“ në Donie të Kalivaçit, emërohet komisar i tij. Me këtë detyrë  bashkëpunon dhe luan një rol kryesor me luftëtarë të tjerë partizanë dhe ballistë. Pas prishjes së marrëveshjes së Mukjes, kundërshton hapur komunistët në Kongresin e Përmetit.

Pas   mbarimit   të   luftës   emërohet  nënprefekt  i Tepelenës. Propozohet si kandidat për deputet në zgjedhjet e 2 dhetorit 1945, por hiqet nga lista nga organet drejtuese në Tiranë. Në fillimin e vitit 1946 heq dorë nga detyra e nënprefektit. Arrestohet   në  shtatorin  e  atij  viti. Me  vendimin  Nr. 242  datë 17.11.1947 dënohet me pushkatim, me akuzat false se gjoja paska kundërshtuar të gjitha ligjet dhe reformat e pushtetit popullor, ka patur takim me të arratisurit kriminelë lufte, ka pasur kontakt me përfaqësuesit e shteteve imperialiste si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe e të tjera. Ishin gjithsej 22 të pandehur të cilësuar “armiq të popullit”, ata që u bënë pjesë e këtij procesi dhe që u dënuan me pushkatim apo burgime.

Vendimi ekzekutohet më 14 janar 1948. Të dënuarit me pushkatim ekzekutohen në zonën e lumit afër varrezave të qytetit të Gjirokastrës.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.