Zef  Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali. I ndërpret studimet më 1943 për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku fillon punën si nëpunës banke.

Nis angazhimin si regjisor në Teatrin e Shkodrës, ku bie në sy pasi vë në skenë dramën "Juda makabe" të Fishtës, një shfaqje që shkonte krejt kundër rrymës me ideologjinë e regjimit të ri që ishte instaluar.

Në teatër njihet me bashkëshorten Terezina Pali. Të dy arrestohen në shtator të vitit 1946, Terezina e para dhe Zefi pas saj. Lirohet në vitin 1951.

Pas daljes në liri Zorba i rikthehet profesionit të vjetër si llogaritar. Gjatë këtyre viteve shkroi shumë poezi që i mbante të mbyllura në sirtar. Zorba filloi të njihej pas viteve ’90 si poet.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

blank

100 vjetori i poetit/ Stuhia e shtatorit dhe dashuria e çiftit Zorba

Sot shënohet 100-vjetori i Zef Zorbës, një poet i rrallë, vargjet e të cilit i Lexo më shumë