Zef Nik Staka kishte mbaruar shkollën fillore e unike në Gurëz. Punonte në zonë si punonjës shëndetësie falë një kursi të shkurtër. U ndalua në mbledhjen e 25 gushtit 1946, pësoi tortura në Krujë dhe u pushkatua pa gjyq në Gurëz, më 28 gusht 1946. Atë ditë u pushkatuan 10 burra në mes të fshatit, në sy të grave dhe fëmijëve. La gruan dhe vajzën e mitur. Pas pesë javësh, arrestojnë vëllain e tij, Fran Nik Stakën që dënohet me tre vjet burg politik, konfiskim pasurie, heqje të drejtash civile, etj..Zef Nik Staka është dëshmor i masakrës së Gurëzit.

 

Burimi: Ndue Hoti, studiues i ngjarjeve të Gurëzit

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.