Klerik katolik, martir i Kishës.Lindi në Worringen të Gjermanisë, më 2 gusht të vitit 1906. Erdhi në Shqipëri si misionar dhe punoi në zonën e vështirë të Kthellës së Mirditës. Dha një kontribut të madh në fushën e arsimit dhe kulturës. Në periudhën 1938-1943 u angazhua në famullinë e Perlatit (Mirditë). Gjuhën shqipe e mësoi pranë Dom Mati Fishtës, famullitarit të Malajt. Në vitin 1943 u transferua në Jubë të Durrësit. Më 1946 u arrestua dhe u dënua me dy vjet burg. U mbyll në burgun e Tiranës dhe prej aty u zhduk. Të dënuarit e tjerë tregojnë se një natë e nxorrën nga burgu dhe pastaj nuk e morrën vesh kurrë se ku e kishin dërguar. Thuhet se është pushkatuar në një pyll, më 17 nëntor të vitit 1946, në moshën 40 vjeçare. U shpall martir i Kishës nga Papa Françesku në prill të vitit 2016.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 218
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.