Lindi më 30 nëntor 1962, në Bitinckë të Korçës. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga Korça në Lozhan (Korçë) dhe Shtyllas të Fierit, prej 6 gushtit të vitit 1976 deri më 30 shtator 1981.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 125.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.