Lindi më 1919, në Berat. Më 10 janar 1948, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e dënoi si «armik i popullit», se «ka marrë pjesë në një organizatë tradhtare kundër pushtetit popullor», me 20 vjet burg, punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave politike për 5 vjet. Më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 5 vjet. Më 20 dhjetor 1951, Gjykata e rrethit të Durrësit e dënoi për «tentativë arratisje» dhe për tregti të arit, me 13 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 213.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.