Drejtoi bashkinë e Elbasanit nga viti 1939 deri në vitin 1941, kur kryeministër ishte Shefqet Vërlaci.

U arrestua nga komunistët pasi ata morën Elbasanin më 1944, për shkak të miqësisë me Shefqet Vërlacin.

U kërkua të dënohej me 30 vjet burg, por si përfundim u dënua me 5. Përfitoi nga amnistia e parë  ndaj të dënuarve dhe u lirua pas 20 muajsh burg.

U zhvendos nga Elbasani në Tiranë, ku pas një periudhe pa punë, filloi të jepte mësim në Medresenë e qytetit, por u pushua pas 5 vitesh dhe e mbylli moshën e punës si hamall dhe bojaxhi.

Profesor në disa shkolla të njohura të Shqipërisë. I arsimuar në Vjenë. I ati i tij, Alush Saraçi, kishte drejtuar gjithashtu bashkinë e Elbasanit nga viti 1910 duke vazhduar edhe pas shpalljes së Pavarësisë.

 

 

Burimi: Zerat e kujteses, Vellimi VII, intervistuese Luljeta Lleshanaku, Instituti i Studimeve per Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Tirane 2021
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.