| Ylli Kanina | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ylli Kanina |
| Atësia: | Islam |
| Datëlindja: | 20/4/1957 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 1977 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | Prishje e portretit të Enver Hoxhës |
| Dënimi: | 9 vjet Burg |
| Hetuesi: | Shyqyri Duro |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 10 Burg |
| Data e Lirimit: | 28/4/1989 |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i madh i Tiranës - |
| Burgu: | Burgu i Spaçit |
| Burgu: | Burgu i Qafë Barit |
Arrestohet kur ishte ushtar. E akuzuan për prishjen e portretit të Enver Hoxhës, kur ai, atë ditë që kishte ndodhur prishja e portretit në repart, nuk ndodhej aty sepse ishte larguar me leje. Dënohet me 9 vjet burg, pas torturash në hetuesi për të pranuar akuzën e trilluar. Vuan dënimin në burgun e Tiranës dhe të Spaçit. Ridënohet me 10 vjet burg, kur kryente dënimin në Spaç. Vuan dënimin në Ballsh, Lezhë, Qafë-Bari.
Lirohet para plotësimit të dënimit për kryerjen e një vepre ndërtimi, brenda afatit të kërkuar, pasi kishte kryer 11 vjet burg.
