I biri i Fuat dhe Fatime Merdanit, mësues. Lindi në Korçë, në vitin 1940. Me vendim nr. 37, datë 07. 07. 1967, u internua në Pulahë të Oparit, bashkë me të atin, të ëmën, vëllain dhe motrën. U arrestua më 9 qershor 1969, dhe me vendim nr. 68, datë 26. 08. 1969, të Gjykatës së Korçës u dënua me 8 vjet burg për agjitacion e propagandë (për dorëshkrimet e poezive që cenonin diktaturën). Dënimin e vuajtin në burgun e Spaçit. U lirua më 1977 me plotësim dënimi. Menjëherë pas daljes nga burgu, u internua me vendim nr. 10, datë 14. 07. 1977. U lirua në vitin 1990.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 291
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.