U lind në vitin 1918. Në vitin 1942, u martua me Hasan Kazazin, i cili po atë vit iu bashkua forcave të Ballit Kombëtar. Me fitoren e komunistëve, Hasan Kazazi u arratis nga Shqipëria. Bashkëshortja e tij, u arrestua në vitin 1946 dhe u dënua me 20 muaj burg. Ndaj saj vazhduan presionet për divorc, por ajo nuk pranoi. U arrestua sërish në vitin 1950 dhe u mbajt për 6 muaj në burg. Nga viti 1953-1958 u internua në fshatrat e Gradishtës dhe Savrës në Lushnjë.

U kthye në Shkodër ku iu dha punë në ndërmarrjen e ndërtimit. Edhe dy vëllezërit e saj, Zija dhe Shyqyri njohën arrestime dhe dënime gjatë regjimit komunist. Sipas Fatbardha Saraçi Mulletit, Zijaja humbi ekuilibrin mendor për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike ndaj tij gjatë periudhës së arrestimit në vitin 1946 dhe daljes në gjyq. Vëllai tjetër, Shyqyri Gruda u dënua me 18 vjet heqje lirie, nga të cilat kreu 14.

Burimi: Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.