Lindi në Krujë, më 3 janar 1917. E bija e Abaz Kupit. Bashkëshortja e Fadil Petrelës. Internohet me fëmijët, bashkëshortin dhe familjen e tij në vitin 1949.

Me vendimin nr. 3991, datë 25 tetor 1993, Gjykata e Rrethit të Tiranës vendosi vërtetimin e faktit juridik të vdekjes së Xhuma Petrelës në një aksident automobilistik, më 13 maj 1949, gjatë transportit të saj nga Berati për në Tepelenë, si e internuar për “motive politike”. Edhe bashkëshorti humb jetën atë natë.

Trupat mbeten në vendin e aksidentit në varre rrethanore. Vetëm vite më vonë djemtë, mund t'u marrin eshtrat dhe t'u japin një varr prindërve të tyre.

Burimi: Fondi 1, viti 2017, dosja 104, fl. 13-54.
Burimi: Kampi i Tepelenës-Dëshmitë e të mbijetuarve, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.