Lindi më 12 prill të vitit 1916, në Therepel.

Ka qenë themelues i çetës së Skraparit me Mestan Ujanikun. Duke parë se nuk i puqeshin idealet, kaloi me Ballin Kombëtar nën influencën e drejtpërdrejtë të Abaz Ermenjit, ka qenë komandant i çetës së Ballit të Tomoricës deri sa mbaroi lufta.

Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, dhe të udhëzimit të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7 datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes të personit në burg pa qenë i dënuar, dhe të pushkatuarve pa gjyq, kur mungojnë dokumentet, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike në vitin 1946.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 373
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.