E internuar që foshnjë gjatë viteve 1945-1949. U internua për herë të dytë, në vitin 1950 nga fshati i lindjes, në rrethin e Korçës në kampin e Kamzës. Qëndroi aty 11 muaj dhe më pas, Xheviko bashkë me të motrën dhe dhjetëra fëmijë, u ndanë nga nënat dhe u shpërndanë nëpër fshatrat e tyre, duke mbetur rrugëve, pa kujdes e në të ftohtë për ditë e muaj me radhë derisa u strehuan te një i afërm. Në vitin 1954, u bashkuan me të ëmën dhe jetuan të internuara në Gjazë të Lushnjës, në Savër, Plug, Shtyllas, Fermë Çlirimi e Fierit, vite me radhë.


Dokumente

Burimi: Gazeta "Liria", 1992
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.