I biri i nacionalistit antikomunist, Ramazan Habili.  Pas arratisjes së Ram Habilit, familjen me gjithë fëmijët, përfshirë Xhevatin i internuan. Në fillim, u vendosën në Berat, më pas në Turan e në fund në kazermat e kampit të Tepelenës. Xhevati në Tepelenë u sëmur nga dizenteria dhe pa 8 ditësh dha shpirt.

E varrosën në këmbët e Urës së Tepelenës, 400 m nga kampi. Ishte fëmija i tretë i Ramazanit dhe Vathes, që ndërronte jetë në internim.

Sipas, studiuesit Kastriot Dervishi, Xhevati ndërroi jetë më 8.7.1950, ndërsa sipas një dëshmie të së motrës, Asije Habili, ai u sëmur dhe ndërroi jetë në muajin gusht.

Në listën e të internuarve është edhe një Xhevat Habili tjetër, që është djali i vëllait të Xhevat Ramazan Habilit. Ragip Habili, një nga djemtë e Ramazanit, i vuri  të birit, emrin Xhevat.

Burimi: Dhimbje, Fatbardha Saraçi Mulleti, botim i ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.