Lindi më 1932, më Margëlliç të Fierit. I shpallur kulak. I ati ishte dënuar në vitin 1945 si armik i popullit. Me vendim nr. 207, datë 28 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 12 vjet burg dhe për "agjitacion e propagandë" me 5 vjet burg. Në vitin 1956 u dënua përsëri për tradhti ndaj atdheut. Edhe i vëllai u dënua për të njëjtën arsye.

Në vitin 1967, u arrestua për herë të tretë. Arsyeja e vërtetë ishte goditja e sipërmarrësve privatë me "biografi të keqe" të shpallur kulakë. Xhemili dhe grupi me të cilin u arrestua u akuzuan për tradhti dhe më pas për veprimtari kundër shtetit gjatë punimeve për ndërtimin e objekteve bujqësore. Xhemili nuk e pranoi akuzën dhe ajo nuk u vërtetua kurrë. Megjithatë ai u dënua me vdekje, varje në litar. Gjyqi u zhvillua më 22 nëntor 1967, në Vlorë. Sipas vendimit, atij iu konfiskua edhe pasuria.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 210
Burimi: Shqipëria nën sundimin komunist 1944-1990, Xhafer Sadiku, finacim i KAS Albania
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.