| Xhemil Asllani (Asllanaj) | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Xhemil Asllani (Asllanaj) |
| Vendlindja: | Luftinjë |
| Datëlindja: | 1919 |
| Datë Vdekja: | 1971 |
| Ngjarja i përfshirë: | Kryengritja e Zhapokikës |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/10/1948 |
| Akuza: | U akuzua si pjesëmarrës në “Kryengritjen e Zhapokikës” |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Prokurori: | Mustafa Beqo |
| Vendimi: | Me vendim të Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës më datë 04.06.1949 |
| Gjykatësi: | Llazi Polena |
Lindi më 1919 në fshati Luftinjë. Vëlla nga nëna i një prej organizatorëve të kryengritjes së Zhapokikës, Xhemal Asllanit. U arrestua më 5 tetor 1948. Me vendim të Gjykatës Ushtarake të Gjirokastrës më datë 04.06.1949 u dënua me 15 vjet burg dhe punë të detyruar. U akuzua si pjesëmarrës në “Kryengritjen e Zhapokikës”. Familjen ia internuan.
Më 1962, e arrestuan përsëri për motive politike dhe e dënuan me 10 vjet burg. Kur doli nga burgu u vendos në Luftinjë, bashkë me nënë Tajanën. Jetoi në një kasolle, në kushte të mjerueshme, vdiq më 1971.
Burimi: Arkivi i Ministrisë së Brendshme
Burimi: Kryengritja në Zhapokikë, 1948, Xhezo Cana, ISKK, Tiranë 2020
