Figura të zeza persekutorësh, komandanti i Burgut të Burrelit që ridënoi Uran Kostrecin

Hajri Leskaj, që u bë shkaktari për ridënimin e Uran Kostrecit në burg, vetëm pse pa shtrembër fotografinë e Enver Hoxhës, qëndroi si komandant i Repartit nr.321 në vitet 1971-1974.

Si të gjithë këta, ai ishte vetëm me 3 klasë fillore. Në vitet 1939-1943 ishte hyzmeqar dhe punëtor krahu në shoqërinë italiane “Policeli” dhe te një privat. Edhe ky doli partizan në vitin 1943 dhe në janar 1944 u përfshi në Brigadën e 6-të.

Pas lufte shërbeu fillimisht në radhët e Brigadës së Mbrojtjes së Popullit në Dukagjin. Ishte hetues e shef policie në Rrëshen, Koplik, Lezhë.

Prej vitit 1961 u vendos në Burrel ku deri në vitin 1971 ishte shef policie, për të arritur deri zëvendëskryetar i Degës së Punëve të Brendshme.

E mbylli karrierën e persekutorit pikërisht si shërbëtor i përkushtuar i regjimit në Burgun e Burrelit.

Qëndrimi i tij ndaj të dënuarve politik ishte i ashpër dhe në përputhje me vijën e partisë. Ai sajoi një çështje të paqenë për Uran Kostrecin vetëm se donte që ai të mos lirohej nga burgu.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.