I biri i ish-kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Fuat Biçakut. Xhaviti ishte një nga sipërmarrësit dhe filantropët më në zë të qytetit. Në vitet 1935-36 ndërtoi kinoteatrin "Nacional" që më vonë u quajt "Skampa" dhe është edhe sot teatri i qytetit të Elbasanit. Ishte gjithashtu pronar i hotel "Moderno"-s.

I akuzuar sikur kishte organizuar "grupe klandestine" etj. u dënua me 20 vjet heqje lirie, bashkë me 11 të tjerë. Kreu 12 vjet e 3 muaj burg.

Iu sekuestrua e gjithë pasuria. Hoteli u kthye në gjykatë, teatri i kaloi qytetit, familja iu nxor nga shtëpia. Më vonë dënojnë me burg edhe bashkëshorten. Vajza, Suzana, u përjashtua nga të gjitha shkollat e Shqipërisë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.