Ka lindur në Skenderbegas Gramsh në vitin 1938. Në vitin 1958 është vendosur familjarisht në qytetin e Gramshit në banesë private. Me vendim nr.03 datë 06.04.1987 të Komisionit Qendror të Internim- Dëbimeve Tiranë, është internuar për motive politike familjarisht për 5 vjet në fshatin Kodovjat të Grasmhit. Me vendim nr. 30/24 datë 23.04.1987 dhe datë 15.05.1987 të Këshillit Popullor të Qytetit dhe Komitetit Ekzekutiv të Rrethit Gramsh banesa është shpronësuar. Është kthyer nga internimi me vendim të organit të sipërcituar më datën 22.12.1989. Në vitin 2006 u vendos te djali i vogël në Çikago-USA ku edhe ndërroi jetë në datën 10.01.2009 nga zemra. Prehet në varrezat publike të qytetit të Gramshit së bashku me b/shortin Skënder Çoniku.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.