Babai i Vullnetit kishte punuar nëpunës në Ministrinë e Financave që nga koha e Mbretërisë. Kur u vendos regjimi komunist, punonte në Prizren. Iu përgjigj thirrjes së qeverisë që çdo atdhetar që nuk ka lyer duart me gjak, të kthehet për rindërtimin e vendit ngaqë ishte i sigurt në pastërtinë e tij, por pasi u kthye, u arrestua. U akuzua si kriminel lufte dhe armik i popullit dhe u dënua nga viti 1946-1953. Pasi del nga burgu, dënohet për herë të dytë në  vitin 1957, me 8 vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë.

Kur e arrestuan herën e parë të atin, Vullneti ishe vetëm 3 vjeç, ndërsa më i madhi i shtatë fëmijëve ishte 13. Familjes iu sekuestrua pasuria dhe u internua nga Elbasani në fshatin Dragot. Vetëm në vitin 1990, kanë mundur të kthehen nga vendi ku i kishin internuar.

Vullnetin e kanë dënuar me burg edhe për rrahjen e një brigadieri që, sipas Vullnetit, nuk ka ndodhur.

Burimi: Arkiva e familjes Doko, kujto.al
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.