I biri i Beqir Ballukut, futbollist. Lindi më 15 shkurt të vitit 1949 në Tiranë. Pas dënimit të të atit, në vitin 1974, u internua në Tepelenë. Iu bashkua të vëllait, në Memaliaj dhe më pas e gjithë familja u bashkua me të ëmën në Selenicë të Vlorës. Më 1 tetor 1979, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie. U ridënua dy vjet më vonë, më 5 shkurt 1981, nga Gjykata e Mirditës, me 10 vjet burg për «agjitacion e propagandë».

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 295.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.