Lindi në Kardhiq, Gjirokastër, më 1925. Më 15 prill 1946, me vendim nr.91, Gjykata Ushtarake e Tiranës e akuzoi se «ka bërë pjesë në grup të organizuar kundër pushtetit, ka hapur parrulla për rrëzimin e pushtetit» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet. Arrestimi i Viktorit vijoi me ndëshkimin e gjithë familjes prej 6 fëmijësh të Hasan Dostit, një nga drejtuesit Ballit Kombëtar i cili ishte arratisur me një nga djemtë, Luanin, nga Shqipëria. Punoi si përkthyes tekstesh e dokumentash në zyrën e “Mesagjerisë” të burgut të Tiranës, që me hapjen e kësaj zyre më 1945. Pas përfundimit të dënimit më 1950, internohet për 41 vjet të tjera në Porto-Palermo, Kuç dhe fshatrat e Lushnjës. Pas lirimit, në moshën 66 vjeçare u rivendos në Tiranë pas 50 vjetësh. Vdiq më 2005.

Burimi: Tomor DOSTI: intervistë në ISKK, 2 shtator 2013; Gazeta Zyrtare 13 prill 1946, f. 6. AISKK, F.1, V.2013, D.5/1, Fl.492-493.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.