Është vajza e inxhinierit Xhavit Sallaku të arrestuar në vitin 1976 dhe të pushkatuar në vitin 1977. Kur i ati u arrestua ajo ishte studente në vitin e dytë për Stomatologji. Brenda një kohe të shkurtër e përjashtojnë nga fakulteti, siç kishin bërë me të motrën Elenën dhe ajo shkon në Fier ku jetonte familja dhe ku mbahej i burgosur i ati, të cilin, me gjithë kërkesat nuk mundën kurrë ta takonin, pas arrestimit. Një vit pas pushkatimit të tij, Vera me motrën dhe të ëmën internohen në Sheq-Marinas, ku merret me punët e rënda të bujqësisë për 10 vjet deri në vitin 1988, kur ato lejohen të largohen në Rusi.

Janë kthyer në Tiranë ku shpresojnë në identifikimin e eshtrave të të atit, të cilit nuk i kanë pasur një varr deri tani.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.