Veli Sala | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Veli Sala |
Atësia: | Sale |
Vendlindja: | Bërdicë e Mesme, Shkodër |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 1865 |
Datë Vdekja: | 1945 |
Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
Gjatë një procesi të madh të përbërë prej 13 të pandehurish, Gjykata Ushtarake e Krahinës Ushtarake të Korparmatës së 3-të Shkodër, e drejtuar nga nënkolonel Esat Ndreu, me pjesëmarrjen e prokurorit Sotir Dodoni, me vendimin nr.15, datë 31.1.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje dhe me konfiskimin e pasurisë. Në atë kohë, ishte 80 vjeç.