Gjykata e Lartë Ushtarake që rishikoi vendimet e Gjykatës Ushtarake të Tiranës, vendosi që ta lironte Vasil Xhajin, duke i njohur si dënim paraburgimin e kryer. Avokati Xhaj ishte arrestuar që më 17 maj 1947.

Vasil Xhaj ishte lindur në Sofratikë të Gjirokastrës. Kur u arrestua ishte 42 vjeç, banonte në Tiranë dhe ushtronte profesionin e mjekut. U arrestua dhe u gjykua me "grupin e tretë të deputetëve". Ky grup nuk kishte asnjë deputet në përbërje. Të pandehurit akuzoheshin për marrëdhëniet me deputetët opozitarë të dënuar më parë.

Vasil Xhaj u pyet për lidhjet me Kostë Boshnjakun, Haki Karapicin e Balztar Benusin. Ai nuk i pranoi akuzat. Në procesin gjyqësor të hapur më 22.3.1948, ai pranoi se kishte bërë kritika ndaj pushtetit.

Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 20 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë më 30.3.1948. Vendimi u rishikua nga Gjykata e Lartë Ushtarake, e cila vendosi lirimin e tij, më 21.4.1948. Kishte qëndruar në paraburgim 11 muaj.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.