Lindi më 1911, në Korçë. Më 31 tetor 1946, me vendim nr. 606, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit», dhe e dënoi me 20 vjet burg. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. Më 13 shkurt 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vdekjes së tij në burg, në mars të vitit 1951.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 386
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.